Dërgesa
Ku dërgojmë
Dërgojmë në të gjithë Shqipërinë me korrier. Për Kosovën, Maqedoninë e Veriut ose vende të tjera, na shkruani në WhatsApp para se të porosisni dhe ju tregojmë kohën dhe koston.
Sa zgjat
- Tiranë: zakonisht brenda ditës së nesërme të punës.
- Qytetet e tjera: 1 deri në 3 ditë pune.
- Porositë e bëra të shtunën pasdite, të dielën ose në festa nisen ditën e parë të punës.
Sa kushton
- Dërgesa është falas për çdo porosi mbi 10 000 Lekë.
- Për porositë më të vogla: 300 Lekë në Tiranë dhe 400 Lekë në qytetet e tjera.
- Tërheqja në dyqan është gjithmonë falas, në Kompleksin Kika 2, Rruga Tish Dajia, Tiranë. Ju telefonojmë kur porosia është gati.
Pagesa
Mund të paguani online me kartë ose me para në dorë kur merrni porosinë, kudo në Shqipëri.
Paketimi
Çdo palë nis e kontrolluar, në këllëfin e saj mbrojtës dhe me pëlhurë pastrimi, në një kuti që e mbron gjatë rrugës.
Kur e merrni
Kontrolloni paketën para se ta pranoni. Nëse kutia është e dëmtuar, mund ta refuzoni dhe na njoftoni menjëherë në +355 69 613 5622: ju dërgojmë një tjetër pa kosto shtesë.
Pyetje
Na shkruani në WhatsApp ose telefononi në +355 69 613 5622. Përgjigjemi gjatë orarit të dyqanit.